Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri gjatë aktiviteteve në Kumanovë theksoi se fitorja e BDI-së është e padiskutueshme.

Sipas Nezirit, të bërat e kësaj partie dihen, tashmë duhet vepruar në drejtim të të ardhmes, asaj çka na pret pas 11 dhjetorit.

“Është e padiskutueshme dhe të gjithë e dimë së BDI do të jetë fituese në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Këtë jo që e themi ne, këtë e thonë të gjitha shtëpitë hulumtuese që merren me anketime të ndryshme. Lufta apo beteja do të bëhet pas datës 11 dhjetor. Neve na mbetet të angazhohemi deri në ditën e zgjedhjeve e më pas do të nisim betejat e reja. BDI kishte një aktivitet të cilin e quajtëm “raportojmë”, atë që e premtuam në vitin 2014 dhe konstatim i përgjithshëm ishte, edhe pse kishim një mandat të cunguar, arritëm që 71 për qind të projekteve të programit të atëhershëm t’i realizojmë”, u shpreh shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së.