Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka zbarkuar në qytetin e Tetovës. Shefi i Shtabit Qendror Bekim Neziri tha se Tetova është qeliza dhe llokomotiva e BDI-së.

“Shefi i shtabit komunal Nevzat Bejta dje me kërkoi që ti shkruaj mesazh sot se cila është dega me e pregaditur, andaj sot i them se dega e Tetovës është në numër me të madh, dhe ka organizuar një tubim madhështor, se kur është e fortë Tetova, është e fortë edhe Kumanova edhe Gostivari edhe Çairi dhe mbi të gjitha është i fortë Ali Ahmeti dhe janë të fortë të gjithë shqiptarët në Maqedoni”, theksoi Neziri, raporton TetovaSot.

Ai gjithashtu tha se gjihkund ku shkojmë kemi përkrahje të madhe dhe fitoren e kemi të sigurt, dhe jo rastësisht e kemi lënë Tetovën e fundit.

“Tetovën jo rastësisht e kemi lëndë lënë të fundit, pasi llokomotiva dhe forca kryesore, qeliza e Bashkimit Demokratik për Integrim, është Tetova dhe njësia zgjedhore numër gashtë”, theksoi Neziri.