Presionet nga udhëheqësit ndaj zyrtarëve të shpërndarër sipas hierarkisë me kushtëzim të sigurisë të vendit të punës, paralajmërime për masa diciplinore, degradim dhe ndërim të vendit të punës, shpesh edhe jashtë vendit ku banojnë… Këto janë vetëm disa nga presionet parazgjedhore ndaj votuesve të cilat të dokumentuara paraqiten në institucionet kompetente për monitorim të së drejtës së lirë të votës, dhe sanksionimit të asaj të drejte, shruan DW, përcjell FLAKA.info

Paraqitje për presion ndaj votuesve kanë mbëri në MPB, KSHZ, OSBE/ODIHR, deri te organizatat civile me misione mbykqyrëse për zgjedhjet, por edhe te ambasadat e huaja në vend.

Sipas statistikës jo-formale, presionet dominojnë në administratë, por jo vëtëm atje. Në masë të madhe janë edhe në arsim, e siç merret vesh paraqitja e fundit nga dje parashtrohet në lejim të mungesës në orë mësimore, që nxënësve ua ka dhënë drejtori i një shkolle të mesme, që të shkojnë të anëtarësohen në forumin rinorë të një pratie politike.

Ankesa ka nga prindërit, mësimdhënësit, të punësuarit, të papunësuar, pranues të shtesave të ndryshme sociale, por edhe ata të cilët presin ta realizojnë atë të drejtë.

Presione më të mëdha ka në qytetet e vogla, dhe parë situatën në terren, presionet nuk pritet të ndalojnë as në këtë cikël zgjedhor. FLAKA.info