Kryeministri Oliver Spasovski në konferencë për shtyp sqaroi masat e reja që janë ndërmarrë nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes, përkatësisht orarin e ri të orës policore.

“Ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve në gjithë territorin, çdo ditë, nga e hëna deri të premten nga ora 16:00 deri në ora 5 e mëngjesit”, tha Spasovski.

Për personat deri 18 vjet ndalohet lëvizja gjatë gjithë ditëve të punës, nga e hëna deri të premten përveç periudhës prej 13:00 deri në ora 15:00.

“Gjatë fundjavës ndalohet lëvizja e gjithë qytetarëve nga e premtja në orën 16:00 deri në ora 5 e mëngjesit të hënën”, tha Spasovski.

Sipas vendimit qeveritar, gjithashtu ndalohet lëvizja e qytetarëve në hapësira publike dhe vende publike në grupe më shumë se dy persona dhe këtu nuk numërohet personat më të vogël se 14 vjet.