Sot gjatë ceremonisë solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë morën pjesë shumë ministra, deputetë dhe funksionarë të lartë shtetërorë, por u vërejt mungesa e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov,Mickovskit dhe Ali Ahmetit!

Përveç presidentit të shtetit në ceremoni gjithashtu nuk morën pjesë edhe lideri opozitarë Hristijan Mickoski dhe përfaqësues nga partia e VMRO-DPMNE-së, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri Branko Cërvenkovski.