I nderuari profesor e veprimtar z. NEVZAT, Me pikëllim të thellë mësova lajmin për vdekjen e djalit tuaj Dr. DRITANIT. I dashuri Nevzat, Ju kuptoj plotësishtë për dhimbjen tuaj shpirtërore dhe mbarë familjes Halili, për ndarjen e Dritanit të dashur nga kjo botë. Kjo është një humbje edhe për ne dhe për shëndetësin, sepse Tani, ishte mjeku që etabloi performansa të shkëlqyera në këtë fushë. Dyzet e katër pranvera ishin pak për tu kënaqur me Tanin, por askush nuk mund ti ik vdekjes, caktimi është i Allahut xh.sh. Andaj e lus Zotin që Dritanin ta shpërblejë me Parajsën ,ndërsa Juve dhe mbar familjes Durimin. O Zot i madhëruar ,të lutemi shpërbleje Tanin me pozitën më të çmuar të Parajsëss Tuaj, dhe Ju lutem bekoe familjen Halili dhe mikun tim të nderuar Nevzat Halili. Një bashkëpuntorë i Juaj- Qenan Aliu