Në  një prononcim në  murin e tij në fejsbuk, ish Komandanti i  UÇK-s nga  Kumanova,  Abedin Zymberi nuk do të merr pjesë në protestën e organizuar nga këshilli Opozitar, sepse siç thotë ai edhe pse shqiptarët kanë nevoj të proterstojnë 24 orë  por lidhur me protestën e këtij të ashtuquajtur këshill ka  shumë dilema .

Në vazhdim  shënimi i plotë e Abedin Zymberit:

 

PSE DUHET TË PROTESTOJ?

Nesër unë nuk mar pjes në protesta.
Kami nevojë 24 or me protestu sepse ka qindra arsyje, për protesta gjithëpopullore pa ngjyrim partijake dhe grupore, pa keqpërdorim të protestës për interes personal apo gruporë. Por arsyjet e mija pse nuk dalë në protesta janë kto:
1.nuk e di kush i organizon.
2.Nuk e di kush i udhëheq.
3. Nuk e di a ka këshill për protesta dhe kush e udhëheq at këshill.
4.Nuk e di cilat jan kërkesat.
5.Nuk e di pse është zgjedh dita 9 maj?
6. Nuk e di pse pa u bashkuar opozita mbahet protesta?
7.Nuk e di se me çfar kritere është përcaktu apo është zgjedh udhëheqësi i protestave.
Dhe shumë dilema tjera që mendoj se duhet ti din çdo pjesmarrës në protesta e jo të dilet vetëm sa për të than se ishim në protesta. Protestat duhet të ken qëllim, e jo të shfrytëzohet turma si mish për top, apo si dele për kurban. Ky është mendimi im dhe dilemat e mija, sikur ju që keni drejt të protestoni edhe une kam drejt të kem dilema, të mendoj dhe reagojë.
Pyetjet e mija duan përgjigje publike nga organizatorët që të më bindin se pse duhet të dalë në protesta. Nuk kam kundër kërkujt që të dalë e të protestoj, por provoja më mësojë që te jem i kujdesshëm dhe jo të protestoj pse po protestojn të tjerët por të protestoj se kam një milion arsye për të protestuar. Suksese.

abedin 9 maj