• Shkruan:Qenan Aliu

Lideri i Vmro-Dpmne-së edhe tani edhe në cilësi të kryemintrit ka kontrolluar çdo pore të institucioneve në Maqedoni.

Ai dhe partia e tijë me bashkëpjesmarësit në pushtet Bdi-në (sepse hezitojnë të quhen partnerë ) institucionet e shtetit për një dekadë i shëndruan në institucione ekstraktive (përfituese) që shpronësuan dher varfëruan qytetarët e këtij vendi si dhe bllokuan zhvillimin ekonomik.Këtë e aritën duke e kapur dhe reduktuar pushtetin inkluziv në pak duar të konjukturave të tyre kriminale.

Nikolla Gruevski çdo trup të qeverisë, çdo organ , çdo institucion e kontrolloi duke e partizuar e politizuar në skajshmëri. Ate e ariti duke etabluar shumicën e votave në këta trupa, andaj edhe sundimi i tijë u bë komod dhe me premisa autoritarizmi.

Miq të dashur, ky autoritarë, u shëndrua në Mugabe të Maqedonisë si Mugabe i Zimbabvesë, Nikolla Gruevski mereni me mend ndoshta kontrollonë edhe komisionin -jurinë e Lotarisë në Maqedoni. Dhe mos u habitni se ka mundur që të jetë për koinçidencë edhe pronarë i tiketës dhe fitues i Lotarisë në Maqedoni.

Nikolla Gruevski si duket nuk kontrollonë vetëm Prokurorinë Speciale të Katica Janevës. ate nuk e kontrollon por mund ta zhbëjë me anë të Gjykatës kushtetuese tek shumica e së cilës akoma e ka ndikimin e pushtetit të tijë.