Ish diplomati Risto Nikovski vlerëson se qëndrimi i Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO është thjeshtë një “maskë” e veprimeve të fundit të Serbisë. Sipas bëhet fjalë për projekt të rrezikshëm për Maqedoninë.

“Në pyetje është ridefinimi, ose përfundimi i procesit pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe në këtë aspekt Serbia dëshiron të luajë rol më të theksuar. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se Maqedonia është gjunjëzuar. Të gjithë e dimë se para një kohe kishte takim tre-palësh në Selanik midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë i cili tërësisht i dedikohej Maqedonisë: çfarë pritet, çfarë do të ndodhë në Maqedoni dhe kush çfarë roli do të ketë”, deklaroi Risto Nikovski, ish diplomat.

Sipas Nikovskit, tërheqja e personelit nga ambasada e Serbisë në Shkup nuk është praktikë e dy fqinjëve që deri vonë kanë ruajtur raportet e mira dhe kjo sipas tij nënkupton ndërprerje e marrëdhënieve diplomatike.