Anëtarësia e bdi-së në komunën e Likovës, është tepër e revoltuar, me rastin e publikimit të listës së kandidatëve për deputet në kuvendin e Maqedonisë, nga partia e tyre.

Revolta është aq e madhe sa që shumë simpatizues të bdi-së kam dëgjuar për refuzim të kandidatëve të sajë në zgjedhjet e 11 Dhjetorit. Pse bdi-ja, të bënë kësi lloj gabimi, që ta shqetëson aq shumë edhe anëtarësinë e sajë, me vendimin për listën aktuale të kandidatëve për deputet?!

Për arsye etike nuk po i përmendë emrat e kandidatëve, por vërtetë është e tepërt që bdi- si parti serioze, të bënë një skandal sikur ky i fundit, me rastin e listës! Njerëzit përpos paknaqësive të vazhdueshme nga kjo parti si pjesë e qeverisë 13 vjeçare, tani u përballën edhe me një vendim të papritur të partisë së tyre. Nuk e di se a ka kohë që bdi-ja si parti, të mendohet për korrigjimin e një vendimi si ky i listës së kandidatëve, përndryshe, siç e kam vërejtur disponimin qytetar, rrezikon edhe fitoren e deputetit nr 1 në listë, e mos të flasim për të dytin, që është më diskutabili! (Bajram Ramadani, djal i vwllaut tw hoxhw Jakup Hasipit)/Lajm/