Një sasi prej 2,080 bimë Cannabis Sativa është asgjësuar në Krujë.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar tre shtetas dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Në pranga përfunduan:

-Ferdjan Zalla 33 vjeç, banues në Krujë;

-Mondi Zalla 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë;

-Arben Babasi 42 vjeç, banues në Fushë – Krujë.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G.Sh. 42 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit e mësipërm, dyshohet se në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me persona të tjerë (për të cilët vazhdon hetimi), në vendin e quajtur Krastë kanë kultivuar në disa ambiente të hapura në brendësi të pyllit 2,080 bimë narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

Ndërkohë, në fshatin Nikël, në ambient të pyllëzuar u gjetën dhe asgjësuan 675 bimë Cannabis Sativa. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim. /albeu.com/