Kurir ka publikuar një video e bërë nga droni të shtunën mbrëma gjatë protestës së opozitës maqedonase, VMRO DPMNE para Qeverisë së Maqedonisë.

Në të fjalime kishin anëtarët e partisë ndërsa i pranishëm është dhe lideri Hristijan Mickoski me udhëheqësinë e partisë. Mickoski në fjalimin e tij tha se protestohet kundër pushtetit i cili në këtë një vit qeverisje ka dështuar në përmbushjen e premtimeve parazgjedhore. Në fjalimin e tij përplot nacionalizëm tha se Maqedonia i përket maqedonasve dhe se nuk i frikohet LSDM-së “tradhtare”.

“Nuk pranojmë të ndryshojmë kushtetutën për të ndryshuar emrin. Ne nuk frikohemi nga tradhtarët. Nuk pranojmë të luhet me dinjitetin tonë. Ne si VMRO do të mbrojmë atdheun” tha Mickoski.