Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai serb Aleksandar Vucic janë ulur përballë njëri tjetrit në Bruksel. Përveç Mustafës në takim po merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi si dhe homologu i tij serb Ivica Dacic.

Pas takimeve të ndara me Përfaqësuesen e Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme Federica Mogherini, Mustafa dhe Vucic janë ulur përballë njëri – tjetrit. Mustafa kishte thënë se nuk do të shkojë në Bruksel pa ndodhur rekomandimi për vizat për kosovarët. Vucic këtë pozicioni të Mustafës e kishte komentuar me ironi duke thënë se kryeministri i Kosovës do të shkojë atje si “tulipan i bardhë” – një metaforë kjo persona që janë të dëgjueshëm.