Ditën e diel kryeministri Rama prezantoi emrat e ministrave dhe strukturën e qeverisë së re.

Ndërkohë sot, kabineti i ri që nis nga puna në shtator mban një takim informal në Llogara të Vlorës, ku edhe 4 vite më parë Rama zhvilloi një takim të ngjashëm me ministrat.

 

Takimi nisi rreth orës 18:00 të pasdites së sotme.

Mbledhja me 13 ministrat dhe zv/kryeministren realizohet me qëllim vendosjen e piketave dhe objektivave për qeverisjen në 4 vitet e ardhshme.

Kabineti i ri qeveritar do të qëndrojë në Vlorë për dy ditë, ndërsa në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.

Qeveria e re do të punojë edhe për të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor që të bëjë të zbatueshme reformën e fortë në institucione.

Nga ristrukturimi i qeverisë së re, u shkurtuan 6 ministri, ndërsa një pjesë e tyre do të kalojnë në nivel drejtorish./a.m.