APEL PUBLIK

Nisma për reforma në BFI tanimë konsideron se mbarë opinioni e ka të qartë punën shkatërruese që po e zhvillon uzurpatori i postit të Reisul Ulemasë Sulejman Rexhepi. Ky uzurpator, përmes shkeljeve të të gjitha normave, pamëshirshëm është duke e shkatërruar BFI-në, në këtë, Nisma për reforma në BFI, me kohë ka reaguar dhe zotohet se do të jetë gjithnjë dhe më e zëshme kundër të gjitha të ligave që e kanë mbuluar BFI-në

Në kë të drejtim, me sinqeritetin më të madh, APELOJME krerët e BDI-së, të mos e ndihmonjë shkatërruesin e BFI-së, ngase kjo dretpërsëdrejti nënkupton kontribut në shkatërrimin e BFI-së.

Ky APEL i yni, aspak nuk ka të bëjë me aktivitetet e përbashkëta që ndoshta mund të jenë në dobi të përgjithshme, e as me drekat, darkat, iftaret, koktejet e qejfet e përbashkëta BFI-BDI, por përmes këtij APELI kërkohet që BDI të mos bëhet palë dhe të mos përzihet në disa procese që NISMA i ka ngritur në institucionet e vendit.

Nisma për Reforma në BFI e RM