Një djalosh nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Gjermania me prejardhje nga Serbia ndërroi jetë nga plagët e marra në gjoks nga një dasmë në Kumanovë, informojnë nga MPB-ja.

Sipas policisë, ata deri sa kanë qëndruar në oborrin e shtëpisë së Z.Sh (51) ku ishte festa e 63 vjeçarit A.Sh. e ka nxjerrë pistoletën me 9 mm kalibër, të cilën e mban pa leje, ka shtënë disa herë ku njëri nga plumbat e ka goditur 19-të vjeçarin B.A. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.45.

I lënduari është transferuar në Spitalin e Kumanovës ku edhe ka ndërruar jetë.