Në promovimin e librit ”Dhoma 334”që i kushtohet ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë të 27 prillit të autorëve nga diaspora Saranda Isenit dhe Hysen Ibraimit me një fjalë rasti u prezantua edhe kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Në fjalën i tij, Sela, përveç se falenderoi autorët e librit dhe Shoqatat e shqiptarëve të Suedisë u ndal e përkufizoi Abdyfetah Alimin i cili iu gjend në momentet e vështira kur ai u përballë me dhunën e vandalëve maqedonas si një mik me zemër e zemër plotë.

”Fetain sepse ashtu i them unë e kam pasur mikë tani e kam edhe më të afërt e ndjej të afërt. Punën që ai bëri ndoshta do ta kishte bërë cdo shqiptar me zemër, por Fetai në ato momente mu gjetë. Fetain e kam mik për zemër dhe zëmër plotë”, tha Sela.

Në këtë promovim mori pjesë edhe Abdylfetah Alimi si dhe shumë personalitetet nga bota e letrave dhe politikës nga Kosova dhe Shqipëria.