Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat vazhdon të akuzojë Agron Buxhakun për keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në QMK. Kësaj rradhe kryetari i Sindikatës, Ilija Bojarovski, publikoi dokumente ku thuhet se Agron Buxhaku, më 20 prill ka shpenzuar mbi 40.740 denarë, duke pritur në një restoran, madje deri në 7 delegacione në një ditë.

“A e ka thyer rekordin gines që vetëm për një ditë ka shpenzuar mbi 40 000 denarë (konkretisht 40.740), gjatë gjithë ditës duke qëndruar në një restoran të Shkupit, dhe duke pritur me rradhë një nga një, madje deri në 7 delegacione në një ditë- 20 prilli, dita e rekodreve. Sipas dokumenteve në hetim, pesë nga Japonija dhe 2 delegacione të tjera ndërkombëtare, në total 7 delegacione në një ditë…Gjegjësisht në total duke përfshirë edhe “diçka të imët” për edhe disa ditë nëpër restorane në prill, arrin lehtë të bëjë çek thuajse rreth 60.000 denarë (konkretisht 58.300) ato janë thuajse tre rroga mesatare në RM”, deklaroi Bojarovski.

Bojarovski thotë se në arsyetimin financiar për llogaritë e shërbimeve hotelierike, QMK ka përshirë edhe organizatat ndërkombëtare. Ai thekson se duke mos e ditur nëse delegacionet kanë qenë vërtetë në Maqedoni, të njëjtit figurojnë sikur të kenë qenë në një restoran madje edhe deri në pesë herë në një ditë.

Njëkohësisht, sipas të dhënave, mesa duket, në mënyrë skandaloze në arsyetimin financiar të llogarive të tij hotelierike, i tërheq edhe organizatat ndërkombëtare, ndihmës të Maqedonisë:“Xhajka” Agjenci për bashkëpunim ndërkombëtar në Japoni, delegacioni i së cilës madje deri në pesë herë ka qenë për mëngjes në restoranin e njejtë për një ditë me të, më pastaj nëse vërtetë kanë qenë, ndërkohë që janë shkruajtur në arsyetimin e të hollave”, tha Bojarovski.

“Televizioni SHENJA për të disatën herë me rradhë, tentoi të merr prononcim nga ushtruesi i detyrës drejtor në QMK, Agron Buxhaku. Fillimisht kemi vizituar hapësirat e kësaj qendre nga ku na thanë se drejtori nuk ndodhet aty, më pastaj kanë refuzuar të na mundësojnë kontakt me të. Edhe pse ai tha se do të ketë komunikatë për mediat në formë të reagimit ndaj konferencës së sindikatës, deri në këto momente në redaksinë tonë nuk ka arritur asnjë komunikatë, ndërkohë që ushtruesi i detyrës drejtor nuk është i kapshëm as nëpërmjet telefonit.