Në emisionin Click Plus që transmetohet në Tv21 në Maqedoni sonte në ora 21:30 do të jetë i ftuar lideri i Lëvizjes për Reforma – PDSH Ziadin Sela, ku do të diskutohet për:

Fatin që pret Aleancën për Shqiptarët dhe a do të lejojnë aktorët të unifikohet në një parti të vetme?

Përse Ziadin Sela thirret në emër të aleancës kur fton partitë për unifikim?

Përse Vesel Memedi i RDK-së dhe Gëzim Ostreni i UNITETIT janë kundër shkrirjes?

A ishin të rastësishme takimet Ahmeti-Thaçi dhe Zaev-Thaçi?

Nëse Sela kërcënon me braktisjen e qeverisë, a është lehtë i zëvendësueshëm?

Nëse ligji për shqipen nuk avancohet brenda 100 ditëshit të parë, a mjafton vetëm dorëheqja, apo nevojitet mobilizim më serioz ndërmjet partive shqiptare?

Përgjigjet për këto pyetje i jep kryetari i LR-PDSH-së z. Ziadin Sela. Ndiqeni!