Mesatarisht një e treta e amvisërive në rajon kanë problem me pagesën në kohë të shpenzimeve të rezhisë në 12 muajt e fundit, tregon hulumtimi vjetor i Eurostat për të ardhurat dhe kushtet e jetesës.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018, rreth 36,9 për qind e amvisërive në vend kanë pasur problem me pagesën në kohë të fakturave të rezhisë në 12 muajt e fundit, pastaj vijon Greqia me 35,6 për qind, pastaj Bullgaria me 30,1 për qind.

Pak amvisëri nuk kanë mundur në kohë t’i paguajnë shpenzimet e rezhisë në Holandë, Çeki, Suedi dhe Austri – rreth 2 për qind.

Në nivel të BE-së në vitin 2018 pothuajse 7 për qind e amvisërive kanë pasur problem në kohë t’i paguajnë shpenzimet (fakturat për ngrohje, energjinë elektrike, gazin, ujin etj) për shkak të probleme financiare. Megjithatë, hulumtimi i Eurostat tregon trend të zvogëlimit dhe rënie të kësaj përqindje prej 10 për qind në krahasim me vitin 2013.

Ky problem është më i shfaqur midis amvisërive me fëmijë dhe me një prind. Në nivel të BE-së rreth 14 për qind e amvisërive me një anëtar të rritur dhe së paku një fëmijë janë përballur me probleme për pagesë në kohë të shpenzimeve të rezhisë.