Në komunën e Çashkës dhe Makedonski Brod ku qeveria shpalli gjendje të krizës akoma janë shumë aktive zjarre, transmeton FOL.

Në Çashkë zjarri po shuhet me disa avion, ndërkohë që një zjarr i ri ka shpërthyer në Bistra.

Në gjendje të rëndë gjenden edhe fshatrat për rreth Prilepit si dhe tek pjesa e Kavadarit në Galishte.

Helikopterët janë angazhuar për shuarje të zjarrit në Gurgurnicë të Tetovës si dhe në Koritë të Gostivarit.

Ndërkohë që MPB bën të ditur se zjarrin në Matkë e ka shkaktuar një i mitur (17) dhe se ndaj tij po bëhen procedura hetimore.