Një person e ka humbur jetën në një nga gjithsej nëntë aksidentet e regjistruara gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë lënduar më rëndë dy persona, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë në një aksident trafiku. Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Nga MPB-ja informojnë se dje policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar disa kundërvajtje. Pesëmbëdhjetë shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se e lejuara dhe një shofer i cili ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, si dhe shtatë shoferë me patentë shofer të skaduar. Janë sanksionuar 107 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt. Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 93 automjete. /Fol/