Policia Turke ka arrestuar 38 persona të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, ISIS.

Aksioni u zhvillua në veripërendim të provincës së Bursasë dhe siç raportohet shumica nga të arrestuarit ishin shtetas të Sirisë, transmeton lajmi.net.

Ndryshe pjesëtarët e ISIS, gjatë dy viteve të fundit në territorin e Turqisë kanë kryer disa sulme me bombë të cilat ishin vdekjeprurëse, gjithashtu edhe shumë luftëtarë të tjerë të këtij grupi kanë kaluar përmes territorit të Turqisë për t’u bashkangjitur me luftëtarët e tjerë në Siri.

Vitin e kaluar gjatë festave të fundvitit ky grup mori përgjegjësinë për një sulm që ndodhi në njërin nga klubet e natës në Turqi ku mbetën të vdekur rreth 39 persona. /Lajmi.net/