Edhe pse kanë kaluar më shumë se një javë që kur është marrë vendim në Gjykatën e Apelit për rastin e Almirit, ajo vazhdon të mbetet mister për opinionin. Sipas informacioneve jo zyrtare vendimi i Shkallës së dytë ishte që vendimi për vrasësin e Almir Aliut është ulur për 2 vite, gjegjësisht nga 6 në 4 vite burg. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit. Pra, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në burg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Që nga dita kur u shpalosën këto informacione, televizioni Shenja e ka kontaktuar Apelin vazhdimisht në mënyrë që ti vërtetoj këto informacione, por ata kanë thënë gjithçfarë arsyetimesh por asesi nuk e tregojnë vendimin. Ata as pranojnë dhe as mohojnë këto informacione.

Për më pakë se një javë mbushen plotë katër vite, që familja Aliu kishte humbur të birin 4 vjeçar. Kjo përshkak të aksidentit të shkaktuar nga Boban Iliqi. Deri tek kjo tragjedi kishte ardhur pasi Iliq dhe babai i Almirit kishin pasur një zënkë verbale në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë. Më 5 prill të vitit 2018-ës, Boban Iliq, u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit, Sedat Aliu me 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu me nga 9 muaj burg. Përshkak se nga ky vendim mbetën të gjithë të pakënaqur, lënda u dërgua në Gjykatën e Apelit. Ajo e riktheu lëndën nga e para, përshkak se kishte konsideruar shkelje dhe parregullësi në procesin gjyqsor. Procedura përsëri u zhvillua në Kumanovë nga i njejti trup gjykues, me të njejtat prova dhe nuk u lejua prezantim i provave shtesë. Epilogu i procesit gjyqsor ishte vetëm konfirmim nga procesi paraprak, pa asnjë ndryshim të vetëm. Ndërkaq, përsëri lënda u dërgua në Apel dhe atje u zhvillua. Pas disa seancave të realizuara, Gjykata e shkallës së dytë e ka sjellur vendimin e saj. Gjatë gjithë kohës sa është zhvilluar procesi gjyqësor për këtë rast ka pasur reagime dhe protesta të shumta duke kërkuar drejtësi për vogëlushin dhe denim për vrasësin. Poashtu është kritikuar shumë edhe sjellja e të akuzuarit Iliq, i cili bënte veprime të pahijshme ndaj ekipeve të gazetarëve. I përfshirë në këtë rast ishte edhe vëllai i tij Bojan Iliq, por i njejti i lirua nga akuza, duke u konsideruar si i pafajshëm.

Të akuzuarit të parë Boban Iliqit i rëndon akuza “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 nga Kodi Penal”, ndërsa familjarët e Almirit për vepër penale “Dhunë”.