Këngëtarja Bleona Qereti është në përgatitje të projektit të saj më të ri muzikor, një këngë në gjuhën angleze, gjersa në muajt e nxehtë ajo do të gjendet edhe në trojet shqiptare për të incizuar këngën e saj më të re në shqip.

Ndërkohë, përveçse këngëtarja, Bleona duket se po e zhvillon bukur karrierën e saj edhe si aktore.

Kemi pasur rastin ta shohim vite më parë teksa luan në filmin “True Justice 2” të Steven Seagal duke folur shqip, ndërsa së fundmi ajo ka treguar se ka nisur xhirimet dhe është bërë pjesë e një tjetër filmi ndërkombëtar.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram ku shfaqet duke provuar veshjen për një nga skenat e klipit.

“Momente nga dhoma e kostumeve”, shkruan Bleona në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar edhe se detajet e këtij filmi do t’i bëjë të ditur së shpejti.

Ndërkohë për xhirimet e këtij filmi, ajo dhe i gjithë ekipi i filmit kanë udhëtuar nga Los Angeles-i për në Sofia të Bullgarisë.