Të paktën 23 persona, përfshirë një tetë vjeçar dhe një fëmijë, kanë vdekur nga vërshimet në Virxhinian Perëndimore.
BBC njofton se stuhi të fuqishme dhe vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha nëpër vend.

Gjendje emergjente është deklaruar në 44 nga 55 shtetet e ShBA-së.

Ekipet e shpëtimit janë në teren për t’i shpëtuar rreth 500 njerëz të bllokuar në një qendër tregtare, ndërsa zyrtarët kanë vazhduar të kërkojnë për persona të tjerë në ngujuar në zona të shkatërruara.

Vërshimet kanë shkatërruar më shumë se 100 shtëpi, si dhe kanë ndërprerë furnizimin me energji elektrike për mijëra njerëz.