Policia irakiane njoftoi se 3 persona janë vrarë dhe 7 janë plagosur nga një shpërthim në veri të Bagdadit.

Agjencia Petra e Jordanisë citoi oficerin e policisë irakiane z. Khaled Xhasem të ketë thënë se shpërthimi ka ndodhur ditën e premte në rajonin Huseinie në veri të Bagdadit, ku për pasojë 3 persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur. Oficeri Xhasem shtoi se forca e sigurimit menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë lënë civilët të afrohen nga frika e ndonjë shpërthimit tjetër. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.