Me mbi 160 milionë artikuj, Biblioteka e Kongresit Amerikan është biblioteka më e madhe në botë.

Por ky vend mbresëlënës brenda tij nuk ka vetëm libra shumë vjeçarë. Koleksionet brenda bibliotekës janë tepër të veçanta. Aty ka dorëshkrime të rralla, moment historike dhe jo vetëm të kapura nga fotografët më të njohur.

Dhjetëra koleksione hartash duke filluar nga ato më të vjetrat deri tek më modernet në formate nga më të ndryshmet që janë mbledhur prej shumë shekujsh.

E sigurisht që nuk mund të mungonin koleksionet nga veprat muzikore duke filluar me Bethovenin, Moxartin e Elvis Presly, shkruan Klan Plus

Gazetat janë një pjesë e rëndësishme e historisë së njerëzimit dhe koleksioni për to është shumë i madh në këtë bibliotekë.

Ka 140.000 libra komikë nga autorë të ndryshëm.

Ky koleksion është për të treguar në brezat e ardhshëm historinë dhe kulturën njerëzore.