Këto ditë ne rjetet sociale shpërndahen  disa video komedi, kush dhe pse i bën këto video mund të lexoni intervistën me artistin tetovarë Faton Islami.

 

Gazetari i Portalit FOL: Pse i bëni kto video, dhe pse mereni me këngëtarin Mozik?

Faton Islami: Këtë video e kemi bërë përshkak se kohët e fundit shumë antivlera po I bashkangjiten estradës dhe muzikës shqiptare.
Rasti në fjalë për videot e Mozikit është rasti më aktual ku shohim se sa shumë sukses po arrin ky këngëtar ndërsa ka shumë të tjerë që krijojnë vepra artistike që kanë vlerë më të madhe por nuk arrijnë në suksese.
Gjithashtu vlen të cekim se kjo video i përket zhanrit komedi dhe në këtë mënyrë ne edhe argëtohemi por edhe argëtojmë publikun , d.m.th skenat aktuale kur I miksojmë me tekstet e këngëtarëve besoj se del diçka interesante.

Gazetari i Portalit FOL: A pritet të ketë edhe video të tilla nga ju?

Faton Islami: Video të tilla pritet të ketë ku besoj se do vendosim në plan të parë këngëtarë të ndryshëm.
Videon e rradhës pritet ta publikojmë ditën e premte ose të shtunë dhe këtë rradhë do jetë një video-film komedi ku këtë rradhë do parodizojmë disa skena të filmave.

© fol.mk