Galaxy S8 nuk do të lansohet edhe disa muaj, por celulari tashmë është bërë shumë i përfolur në internet.

Faqet e internetit tani janë të mbushura me thashetheme se si do të mund të duket ky celular i ri dhe çfarë veçorish do të ketë.

Dhe ‘zbulimi’ më i fundit tregon një fotografi të prototipit të pajisjes – por që në anën tjetër mund të jetë i rrejshëm.

E publikuar në Weibo, fotografia tregon një pajisje me veçoritë të cilat i kemi raportuar tashmë se do t’i ketë S8. Në foton që supozohet se është S8, tregohet se celulari ka ekran të lakuar dhe zë një pjesë më të madhe të celularit përpara.