Vetura Audi Q7 e Isa Mustafës, për shitjen e të cilës ishte zotuar kreu komunal i Prishtinës Shpend Ahmeti, më në fund ka gjetur blerësin e vet, edhe pse është shitur me çmim shumë më të lirë se sa ishte blerë në fillim.

Kjo veturë ishte blerë në kohën kur Mustafa ishte kryetar i komunës së Prishtinës në vlerë prej 76 mijë eurosh, por sot në ankandin e organizuar nga Shtëpia e Ankandeve Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, është shitur për vetëm 22 mijë e 500 euro.

Shitja e kësaj veture ishte një nga premtimet kryesore elektorale të kryetarit të tanishëm të Prishtinës Shpend Ahmeti kur kandidoi në marrjen e postit.