Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i është falënderuar Norvegjisë për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në Tuiter ai ka dërguar falënderim deri te Parlamenti i Norvegjisë, ndërsa ministrin norvegjez për punë të jashtme Erkisen Soreide e porosit se e pret për vizitë në Shkup këtë muaj.

Soreide para kësaj në Tuiter të MPJ-së së Norvegjisë njoftoi se Parlamenti i Norvegjisë e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të vendit në NATO.

“Hap i rëndëishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në pritje ta shohim Maqedoninë e Veriut si fqinj të Norvegjisë në tavolinën e Këshillit Veriatlantik”, ka shkruar ai në Tuiter.

Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë Protokollin në Kuvendet e tyre, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.