Norvegjia u emërua si vendi më i mirë në botë për të jetuar për të 12 herë me radhë.

Indeksi i Zhvillimit Human (HDI) është platformë e zhvillimeve humane brenda 188 vendeve, e lëshuar nga Kombet e Bashkuara në Raportin e saj vjetor të Zhvillimit Human, raporton Indenpedent.

Raporti ndahet në tre kategori të zhvillimit human: Stil të jetës së gjatë dhe të shëndetshme, qasje në dije dhe standard të mirë jetësorë, në mënyrë që të vlerësojë progresin afatgjatë të vendeve.

Norvegjia radhitet në maje, e ndjekur nga Australia dhe Zvicra, me vlerën prej 9.44, 9.935 respektivisht 9.030, duke i bërë ato tre vendet më të mira për të jetuar për shëndetësi, pritjet jetësore, edukim dhe të ardhura të larta.

Norvegjia poashtu është emëruar si vendi më i begatshëm në botë, për të shtatë vjetë me radhë. Stili i jetës jashtë shtëpisë, në male dhe fjorde, padyshim luan një rol të rëndësishëm në shëndetin shtetëror dhe që i jep një nxitje turizmit të vendit.

Komponentët e indeksit shikojnë pritjet e njeriut që nga lindja e tij, numrin e viteve që ata pritet t’i kalojnë në shkollë dhe të ardhurat kombëtare bruto.

Australia është vendi në të cilin pritjet për vitet në shkollë janë më të larta në botë me 20.2 vjet. Ndërkaq Luksemburgu dhe Katari të cilët janë pjesë e grupit me zhvillim të lartë të humanizmit këtë vlerë e kanë 13.9 dhe 13.8, transmeton lajmi.net

Shtetet që renditen në 49 vendet e para konsiderohen si shtete që kanë zhvillim shumë të lartë njerëzor. Disa prej shteteve që janë pjesë e këtij grupi janë Izraeli dhe Brunei.

Shtetet nga vendi i 50-të dhe 105-të konsiderohen si vende që kanë zhvillim të lartë dhe aty bëjnë pjesë Samoa, Jordania dhe Malejzia.

Më pas vjen grupi me zhvillim të mesëm njerëzor i cili përbëhet nga shtetet si Bostwana.

Më poshtë nga vendi 145 renditen shtetet që kanë zhvillim të ulët njerëzor dhe janë kryesisht shtetet si Kenia, Burkina Faso, Burundi, Chad, Eritrea dhe Nigeri.

Ndërkaq, 830 milionë njerëz klasifikohen si “punëtorë të varfër” duke fituar më pak se 2 dollarë në ditë

norge 2norge 3.norge 1