Norvegjia do të harxhojë vitin e ardhshëm 225 miliard kruna norvegjeze (28 miliard  dollarë) nga të ardhurat nga shitja e naftës për stimulimin e ekonomisë, kumtoi Ministria norvegjeze e Financave.

Vendimi u miratua në momentin kur ekonomia e Norvegjisë tregoi shenja të shërimit gradual. Fondi sovran i naftës i Norvegjisë është më i madhi i këtij lloji në botë.

Shuma rekorde prej 225 ,miliard kruna është e barabartë me 0.4 për qind të bruto prodhimit vendor të vendit dhe tre për qind nga fondi sovran. Ajo është për 20 miliard kruna më e shumë se shuma, e dedikuar për këtë vit