Këtë të shtunë në mbrëmje pritet të nisë emisioni i ri i moderatores Luana Vjollca.
“Shiko kush luan” është titulli i emisionit, ndërkohë që Luana do të ketë në krahë edhe dy moderator të tjerë gazetarin sportiv Edi Manushi dhe aktorin Gent Hazizin.

Megjithatë duket se suprizat po zbulohen dalëngadalë në rrjete sociale. Ka qenë Luana që përmes një foto në Instastories ka treguar se pjesë e këtij formati do të jetë edhe këngëtarja Jonida Maliqi.

Përveç saj edhe Jonida ka publikuar të njëjtën foto duke u bërë gati në këtë mënyrë për të nisur emisionin e ri.