8 C
Tetovo
E premte, 1 Maj, 2026
BallinaLajmeBotaNuk dua të dukem 10 kg më i rëndë”, Trump shpjegon pse...

Nuk dua të dukem 10 kg më i rëndë”, Trump shpjegon pse nuk mban jelek antiplumb

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone humori ndaj përpjekjeve të përsëritura për atentat ndaj tij, duke deklaruar se nuk është i dekurajuar dhe se nuk e lejon frikën të ndikojë në detyrën e tij.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me gazetarë dhe anëtarë të Kongresit, Trump iu përgjigj me ironi pyetjeve mbi sigurinë personale dhe mundësinë e përdorimit të një jeleku antiplumb.

“Nuk duroj dot të dukem 10 kilogramë më i rëndë me jelek,” tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Presidenti shtoi gjithashtu se nuk shqetësohet për sigurinë e tij: “Nuk mendoj për këtë. Nëse do ta mendoja, nuk do të isha aq efektiv.”

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments