Zgjedhje të parakohëshme të menjëherëshme nuk mund të ketë. Nuk ka parametra juridiko-kushtetuese dhe ligjore për një veprim të tillë. Juridikisht vendi është me qeveri në ramje sepse premieri veç më është i verifikuar me mandat të deputetit.Ajo sipas kushtetutës e kryen detyrën deri në zgjedhjen e qeverisë së re, por sponatnisht funksionet janë ndeshur dhe janë inkompatibile, prandaj është e domosdoshme një qeveri e re. Me çfarë shumice ajo do të formohet apo se e çfarë formati do të jetë pritet që të shihet.

Marëveshja e Përzhinos dhe ndyrshimi i bërë i Ligjit mbi qeverinë dhe Kodit Zgjedhorë parasheh afate të caktuara të rikomponimit të përbërjes së qeverisë për tu organizuar zgjedhje, madje , duhet ndryshuar përbërja e KSHZ-së si organ kyçë për organizimin e zgjedhjeve në bazë të Kodit Zgjedhorë.

Parlamenti nuk është plotësishtë i konstituar, nuk ka akoma të zgjedhur kryetar të parlamentit, nënkryetarë të sajë dhe komisionin për emërime dhe shkarkime, krejt kjo për shkak të mos sigurimit të shumicës parlamentare deri më tani.

Zgjedhje të parakohëshme mund të ketë por pas zgjedhjes së një qeverie të re !

Prandaj këtë opsion Bdi është mirë që ta hjekë tani për tani nga rendi i ditës për analiza eventuale.

(Q. Aliu )