Dimensionimi i politikave që viti shkollor të fillojë pak me vonesë, është për shkak të numrit të shkurtuar të orëve, me çka organizimi i vitit shkollor është vendosur të mund të fillojë nga një tetori. Si për shembull për këtë mandatari për formimin e Qeverisë së re Zoran Zaev e theksoi funksionimin e disave nga shkollat private të cilat edhe më parë vitin e kanë filluar në tetor. Ai konfirmoi se intenca është me praninë fizike në klasa që viti shkollor të fillojë së pari nga klasat më të ulëta.

“Tek shkollat private disa kanë filluar më herët, si për shembull ‘Nova’ të cilat tani më kanë protokolle shëndetësore dhe të tjera si dhe shkolla të tjera të cilat e bëjnë këtë. Esenca e mendimeve, pasi ende është vetëm mendim, që të fillojë me klasën e parë, të dytë dhe të tretë, për shkak të asaj që bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve tanë, sepse me mësim onlajn vështirë që do t’i mësojmë fëmijët në ato vite. Më tej e tërë pjesa tjetër është mësim onlajn me opsione. Komunat do të bëjnë vlerësim në pajtim me protokollet, në pajtim me numrin e të infektuarve në komunën në rajonin ku jetojnë qytetarët dhe numri i përgjithshëm i fëmijëve. Nuk e di nëse kemi 600 shkolla vlerësimi është një 350 mund të organizohen nëse prindërit vendosin, këshillat e shkollës, kryetari i komunës dhe Këshilli bëjnë vlerësim dhe prandaj komisioni shtetëror i cili është përcaktuar me vendim të Qeverisë do të japë harmonizim për një punë të tillë”, ka thënë Zaev.

“Kemi mendim që edhe klasa e VI-të të shkojë me mësim fizik, viti i parë në shkollë të mesme të shkojë me mësim fizik, por ajo që është vendosur tani për tani është 1 tetori, klasa e parë, e dytë dhe e tretë të fillojnë me mësim fizik dhe natyrisht mësimi onlajn me të gjitha opsionet e mundshme. Kemi vende të banuara me nga 7 fëmijë në paralele ose gjithsej 25 fëmijë, në 4 vite arsim. Kemi numër më të vogël të nxënësve në pothuajse 50 për qind të shtetit, kështu që besoj se atje ku të gjithë së bashku do të vendosin që nxënësit, prindërit, kuadri mësimor, kryetarët e komunave, këshilli, të gjithë së bashku si më të përgjegjshëm do ta organizojnë mësimin, ndërsa pasi do të sillen vendimet do të kumtohen nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës publikisht natyrisht edhe ne anëtarët tjerë të Qeverisë”, theksoi Zaev.

Lidhur me punën e kopshteve ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili së bashku me mandatarin Zaev në Makedonska Kamenicë, u përgjigj në pyetje të gazetarëve gjatë shënimit të festimit të Ditës së qytetit tha se është mundur hapje e kopshteve që në shtator.

“Ne që para disa muajve biseduam për protokollet si do të organizohet puna në kopshtet, patëm shumë takime të frytshme dhe mund të them se që atëherë me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i shqyrtuam modelet edhe nga vende të tjera të Evropës dhe kemi bërë edhe shembuj të veçantë, ja për shembull në kopshtin në Shtip, në Shkup, për të parë si do të zbatoheshin protokollet.