Këshilli për dorzimin e projekt ligjit për ish-ushtarët e UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëvë të luftës po sa ka përfunduar takimin me ish-ushtarakët e UÇK-së për rajonin e Kumanovës dhe Likovës.

Në këtë takim drejtuesi i Këshillit për dorëzimin e projekt ligjit në parlamentin e Maqedonisë, ish eprori i UÇK-së Azbi Nuredin, informojë bashkëluftëtarët se projekt-ligji është gati dhe se pritet të zgjidhet edhe kryetari i parlamentit të Maqedonisë dhe Qveria e re dhe i njëjti tju dorëzohet këtyre institucioneve edhe zyrtarisht.

“Miratimi i ligjit për UÇK-në është çështje mbi të gjitha çështjet e shqiptarëve në Maqedoni, me miratimin e ligjit për UÇK-në përfundon diskriminimi kushtetues dhe ligjor i kategorisë më meritore për Marveshjen e Ohrit e cila ndryshoi mbi 37 nene të kushtetutës së atëhershme dhe i bëri shqiptarët të barabartë me maqedonasit”, tha para bashkëluftëtarve Azbi Nuredin, transmeton Gazeta Express.

Ai poashtu ka njoftuar ato se projekt ligji dita ditës po merr mbështetje edhe të organizatave dhe institucioneve të ndryshme të shoqërisë shqiptare në Maqedoni.