Qeveria VMRO-BDI me procedurë të shpejtë, i propozoi Parlamentit themelimin edhe të një shkolle partiake të VMRO-së, të ashtuquajturin Universitet “Damjan Gruev”, të cilin me mjeshtri politike, partnerët e koalicionit qeveritar e kishin planifikuar që ta kalonin pa asnjë problem edhe në Parlament.
Nuk do të ishte ky një lajm shqetësues sidomos për shqiptarët, sikur i njëjti të korrespondonte me realitetin jetësor të këti vendi, por duke parë tendencën nacionaliste të këtij akti themelimi me prapavijë të thellë politike dhe pasoja afatgjate jo vetëm për shqiptarët, LR-PDSH, reagon ndaj themelimit të këti institucioni antishqiptar.
Në fakt, nëse në këtë Universitet monoetnik dhe dypartiak (VMRO-BDI), figuron që të funksionojnë 11 fakultete ekskluzivishtë politiko-ushtarake…
Воена академија за копнена војска “Генерал Михаило Апостолски”;
Воздухопловна академија “8-ми Септември”;
Факултет за безбедност “Никола Петров Русински”;
Mедицински факултет “Др. Христо Татарчев”;
Факултет за мировни студии и кризен менаџмент “Пере Тошев”;
Правен факултет “Павел Шатев”;
Институт за командни и штабни функции и лидерство “Тодор Александров”;
Институт за информатички технологии и сајбер безбедност“23 Октомври”;
Економски факултет“Борис Сарафов”;
Градежен факултет “Методија Шаторов Шарло”и
Архитектонски факултет “Методија Андонов Ченто”
…të cilët do mbanë emra të historisë dhe figurave maqedonase dhe bullgare, çdo votë e dhënë e deputetëve shqiptarë të BDI-së, për themelimin e këti Universiteti politik, na e bën “pelin” bindjen tonë si shqiptarë se ky Universitet do i ngjanë Akademisë famëkeqe ushtarake të Bileçës nga e cila u trajnuan dhe dolën shumë oficerë nacionalistë serbo-sllavë, një pjesë e të cilëve sot akuzohen për gjenocid të kryer mbi popullin shqiptar, popullin boshnjak apo atë kroat.
Themelimi i këti Universitet, pa dyshim se është një përfitim politik i VMRO-DPMNE-së, ndërsa një dështim eklatant i BDI-së, sepse ky Universitet do ja hajë kryet “Nënë Terezës” që ishte një kamuflim politik për të arritur te qëllimi i themelimit të “Damjan Gruevit”.
Prandaj i bëjmë thirrje Ali Ahmetit dhe “tajfës” së tij në BDI, që të mos luajnë më ndjenjat arsimore dhe kombëtare të shqiptarve dhe mos e rrezikojnë të ardhmen e rinisë shqiptare të këti vendi, sepse politika e Kumrovecit me akademi ushtarake të Bileçës e Beogradit, shqiptarve dhe tërë rajonit u solli vetëm të këqija: vrasje, shkatërrime, vuajtje dhe stagnim në të gjitha sferat e jetës.

Departamentit të Arsimit dhe Shkencës i LR-PDSH