Nga Bujar Plloshtani

 

Zgjedhjet e lira përcaktojnë thelbin e demokratizimit të shoqërisë dhe shtetit të së drejtës. Me zgjedhjet e lira argumentohen vlerat e shoqërisë, përfshirë këtu mënyrën e të kuptuarit dhe shfrytëzimit të drejtës së votës, sprova e bindjeve politike të liderëve partiakë për të respektuar të drejtën e votës dhe zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e lira pasqyrojnë realitetin e pluralizmit në një shoqëri demokratike, ku pushteti detyrohet të realizojë detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve.Zgjedhjet e lira mund të konsiderohen ato zgjedhje që realizohen në pajtim me Kushtetutën, ligjet, rregullat juridike dhe standardet ndërkombëtare të OSBE-ODHIR. Në një shtet demokratik procesi zgjedhor mund të vlerësohet në suaza të përmbushjes së kritereve dhe standardeve të OSBE-së dheKëshillit të Evropës për zgjedhje fer e demokratike dhe të legjislativës vendore. Sidomos procesi zgjedhor varet edhe nga vullneti i partive politike se në çfarë kushtesh apo mekanizmash e kanë orientuar qytetarin gjatë fushatës parazgjedhore. Procesi zgjedhor kërkon kushte optimale duke hartuar sërë fushatash sensibilizuese nëpër mjetet e informimit, që qytetarët të përkushtohen për zgjedhje fer e demokratike, si dhe të shmangin çdo përdorim të dhunës me pretekst për t’i manipuluar zgjedhjet. 

Misioni Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MNVZ) për zgjedhjet e fundit presidenciale dhe lokale në Maqedoni vlerësojnëse procesi zgjedhor në përgjithësi ka bërë përparime, dukepërmbushur disa kritere kyçe të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës si dhe standardet e ligjislacionit vendor për zgjedhje fer e demokratike; ndërkaq u shoqëruan me parregullësi të voglaprocedurale dhe se procesi i numërimit të votave nuk ishte transparent.

Vendet e rajonit, duke u bazuar nga përvojat e deri tanishme politike janë vërejtur mjaft parregullësi, mbushje të kutive, dhe sidomos janë manipuluar nga çfarëdo pushteti. Që të mund të kemi zgjedhje të standardit evropian, së pari partitë politike duhet të angazhohen për një fushatë fer dhe demokratike; ndërkaq, vëmendje duhet kushtuar edhe procesit të numërimit të votave. Zgjedhjet e lira janë një test për secilin vend të rajonit që tregojnë përpikmërinë apo garancinë e demokratizimit të shtetit, për të përmbushur një prej kritereve të rëndësishme evropiane për integrimet e rajonit në Unionin Evropian. Vendet e rajonit duhet të rrisin ndërgjegjësimin për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike, sepse kështu rritet përgjegjësia dhe pjekuria politike midis oponentëve politikë për të mbajtur zgjedhje të lira që rrisin efikasitetin për një shtet të së drejtës. Ndërkohë, mjaft e rëndësishme për një shtet që pretendon të integrohet në strukturat evropiane është edhe vota reale dhe e fshehtë e qytetarit. Vota e fshehtë paraqet pjekuri qytetare, dhe mundëson që zgjedhjet të realizohen në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sidomos, këtu duhet potencuar edhe vota reale, ngase manipulimi i votës prish demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve.

Në vendet e rajonit, gjegjësisht në vendet me demokraci të brishta ekziston ende një dyshim i madh për organizimin, statusin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira, pasi ka mjaft mangësi në fuqizimin e plotë të zgjedhjeve. Ndër shqetësimet e mëdha për Misionin Ndërkombëtar për Vëzhgimin e Zgjedhjeve (MNVZ)është kryekëput votimi në të shumtën e rastëve nuk bëhet nga parimi një anëtar një votë, por shpesh ndodh të votohet në grupe Zakonisht zgjedhjet në vend më së tepërmi karakterizohen nga parregullësi të shumta dhe kanosja e dhunës, shpenzimet e majme të fushatave, pra këto elemente përbëjnë kushtin e vetëm që nuk plotësojnë standardet e OSBE/ODIHR.

Disa shqetësime të lidhura ngushtë me mbajtjen e zgjedhjeve të lira mund t’i përmendim këto si vijojnë:

• Dyshime në saktësimin dhe pastrimin e listës zgjedhore, numër i madh i qytetarëve tëcilët jetojnë jashtë ndodh qëemrat e tyre të mos figurojnësi të regjistruar si të tillë;
• Komisionet e formuara në vendvotime shpesh nuk pasqyrojnë qëndrimet e qytetarit, pasi ndodh në të shumtën e rastëve të bëhen shtypje qytetarit për të votuar ndryshe, dhe njëkohësisht ka mungesë të balancimit dhe ruajtjes së rendit nga incidentet e mundshme që mund të shkaktohen nga militantë të ndryshëm partiak.
• Mediat luajnë një faktor të rëndësishëm në fushatat parazgjedhore, pasi përmes mediave favorizohet më së shumti partitë politike të lidhura ngushtë me pushtetin;
• Financimi i fushatave nga partitë politike mbeten sot e kësaj dite mister, pasi partitë politike nuk shfaqin shpenzimet e tyre reale të shpenzuara nga kampanjat paragjedhore, por japin gjithnjë shifra përafruese të shpenzimeve;
• Mohimi i të drejtës pjesëmarrëse në zgjedhje për shkaqe krejt të panjohura. 

Pra, përshtypjet e vazhdueshme mbi zgjedhjet janë jostabile, që vendi ende nuk mund të realizojë zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike sipas standardeve të OSBE-ODIHR. Shkaku i këtij dyshimi lind nga mungesa e transparencës së institucioneve shtetërore që nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, pasi partive politike më së shumti i intereson marrja e pushtetit sesa angazhimi për zgjedhje të ndershme dhe korrekte. Vetë pushteti është pasoja e mungesës së transparencës së institucioneve, madje në të shumtën e rasteve nuk respektohen detyrimet që dalin nga vullneti i lirë i qytetarit.

Në çdo shtet juridik normal organizimi i zgjedhjeve paraqet vullnet të lirë të qytetarit për tëushtruar të drejtën e tij të votës, e cila është e mbrojtur dhe e garantuar me kushtetutë. Vota e lirëdhe menaxhimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në një shoqëri me vlera demokratike është para së gjithash pasqyrim i mekanizmave të shtetit juridik. Zgjedhjet e lira janë kusht për ndërtimin e shtetit tësë drejtës, pasi me anë tëzgjedhjeve të lira vihen në spikamëvlerat demorkatike të shoqërisë. Qytetari është vetë i ndërgjegjshëm për opcionin e tij politik, dhe se kushdoqoftë prej partive politike duhet ta respektojnë vullnetin e lirë të çdo qytetari. Pushteti duhet të jetë i gatshëm në çfarëdo forme që ta menaxhojë dhe garantojë të drejtën e votës së çdo qytetari, pasi e drtejta e votës së lirë ështëkategori kushtetuese. Njëkohësisht vota duhet të jetë reale, e lirë dhe e fshehtë, e jo siç jemi mësuar ta shohim shpeshherë në vendet me demokraci të brishta, që një grup i caktuar voton për vete dhe për shumicën e anëtarëve të familjes. Ky akt është në kundërshtim me tëdrejtën e votës dhe në të kundërt paraqet shkelje të vlerave të cilën qytetarët e shprehin përmes bindjeve të tyre personale. Tëdrejtën e votës mund ta ushtrojëvetëm një anëtar. Në të shumtën e rasteve zgjedhjet janë zhvilluar me parregullësi të ndryshme, respektivisht janë shoqëruar me tendenca për manipulime të votës së lirë, mungesë të transparencës së votës së qytetarit, blerje masovike të votës me mjetet në dispozicion dhe presione të ndryshme në ditën e zgjedhjeve.