Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë sot se nëse Izraeli e pranon se nuk mund të okupojë tokë palestineze përgjithmonë dhe nëse palestinezët e refuzojnë nxitjen dhe e pranojnë ligjshmërinë e shtetit të Izraelit, atëherë të dy palët do të përfitonin.

“Natyrisht që izraelitët dhe palestinezët do të ishin shumë më mirë se palestinezët e refuzojnë nxitjen dhe e pranojnë ligjshmërinë e [shtetit] të Izraelit.. [dhe nëse] Izraeli e pranon se nuk mund të okupojë tokë palestineze përgjithmonë,” tha Obama, transmeton Express.

Obama i ka bërë këto komente në fjalimin e vet të fundit si president para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.