Barack Obama pritet të japë një seri vërejtjesh drejtuar presidentit të sapo-zgjedhur Donald Trump, në adresimin e tij të fundit për popullin amerikan, shkruan The Independent.

Pas tetë vjetësh në shtëpinë e bardhë, Obama do të japë fjalimin në qytetin e Chicagos në orën nëntë të mbrëmjes, dhe është raportuar se ai do të mbajë një fjalim mjaft serioz.

Është raportuar po ashtu se ai do të flasë edhe për atë që e pret SHBA-në gjatë viteve në vazhdim.