Presidenti amerikan Barak Obama, në një intervistë me rrjetin televiziv CBS në emisionin “60 minuta”, i kërkoi pasardhësit të tij Donald Tramp të ruajë “disa nga traditat institucionale” pasi të marrë detyrën. “E vetmja gjë që dua t’ia them drejtpërdrejt është të sigurohet që ne të ecim përpara, që të ruajë disa norma, tradita institucionale, sepse ato janë vendosur për një arsye”, tha Obama. Ai e quajti Trampin “një republikan ndryshe” dhe “një talent për të krijuar lidhje me mbështetësit”. Por Obama shprehu shqetësim për komentet e Trampit mbi Rusinë dhe Vladimir Putinin. “Shqetësimi i parë nuk është ndërhyrja kibernetike ruse, po fakti që disa njerëz shprehin më tepër besim te Putini se te qeveria amerikane”, tha Obama. “Edhe pse Trampi ndoqi një fushatë me improvizime, në Shtëpinë e Bardhë nuk vlejnë improvizimet”, tha ai. Duke reflektuar për presidencën e tij, Obama tha se ishte efikas në formësimin e opinionit publik.