Presidenti amerikan, Barack Obama, është shfaqur i emocionuar teksa ka zbuluar këtë të martë një grup masash për forcimin e kontrollit dhe dhënien e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara.

Ai ka përdorur fuqitë e tij ekzekutive presidenciale, në mungesë të miratimit të ndryshimeve ligjore të kërkuara prej tij nga Kongresi amerikan.

Presidentit amerikan iu mbushën edhe sytë me lot, kur kujtoi 20 nxënësit e vrarë në vitin 2012 në shkollën fillore të “Sandy Hook”.

Ai u bëri nderimet prindërve të tyre, disa prej të cilëve ishin mbledhur në ceremoni, të cilët – sipas presidentit, – nuk mund ta mendonin kurrë se jeta e fëmijëve të tyre do të shuhej aq shpejt prej plumbave.

“Sa herë mendoj për ata fëmijë, më duket sikur çmendem. Jemi këtu, jo për të bërë diçka rreth ngjarjes së kaluar, por për të ndaluar një tjetër ngjarje të trishtueshme”, tha Obama. Ai ka akuzuar lobistët pro-armëve të kenë marrë peng Kongresin, por tha se “ata nuk mund të marrin peng Amerikën”.

Ai këmbënguli se gjithnjë ka qenë e mundshme të mbështetej “amendamenti i dytë”, në mënyrë që të tregohej se po bëhej diçka për të frenuar frekuencën në rritje të të shtënave masive me armë në SHBA, gjë që sipas tij është kthyer tashmë në një “normalitet të ri”.

“Ky nuk është një komplot për t’i hequr armët kujtdo”, tha Obama në një ceremoni të mbajtur në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë. “Nëse ju kaloni kontrollet bazë mbi formimin kulturor, atëherë ju mund të blini një armë zjarri. Problemi është se, disa shitës armësh kanë operuar deri më tani nën një set të ndryshëm rregullash”, shtoi ai.

Sipas BBC-së, në qendër të planit të presidentit amerikan është përkufizimi më i gjerë i shitësve të armëve, gjë që administrata federale shpreson se do të zgjerojë numrin e shitjeve, pasi të kenë kaluar kontrollet mbi formimin kulturor.

Bazuar mbi ligjin aktual, vetëm shitësit e licencuar nga autoritetet federale mund të kryenin kontrolle mbi formimin e blerësve. Por, në rastet e shfaqjeve dhe ekspozitave për armët, faqet e internetit dhe tregjet e vjetërsirave, shitësit zakonisht i anashkalojnë këto kërkesa, duke refuzuar të regjistrohen si shitës të licencuar.
Shtëpia e Bardhë do t’u bëjë me dije shitësve se, administrata ka planifikuar të përforcojë edhe ekzekutimin e këtij ligji, përfshi këtu duke dërguar 230 ekzaminues të rinj që FBI-ja do të punësojë për procesin e kontrollit të formimit kulturor. 

Duke risjellë në vëmendje fjalët e Martin Luther King Jr., Obama tha se “ne duhet ta ndiejmë këtë urgjencë të ashpër, tani!”.

obama