Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barck Obama, e ka refuzuar kërkesën e shkollës së vajzës së tij Malia, për të mbajtur një fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të së bijës.

Ai është shprehur se e ka të pamundur që të flasë ditën e diplomimit të Malias, pasi është i sigurt se do të emocionohet shumë dhe do të përlotet.

Pas një dreke me stafin e tij në një restorant në Detroit, shefi i Shtëpisë së Bardhë është shprehur: “Do tëmbaj syze të errëta… dhe do të qaj”.
Kohët e fundit, kanë qenë të shumta rastet kur presidenti Obama është përlotur në publik.

Së fundi, ai u shfaq i emocionuar dhe u përlot teksa mbante një fjalim përpara familjarëve të 20 nxënësve të vrarë në vitin 2012 në shkollën fillore të “Sandy Hook”.

 

obama