OBRM-PDUKM-ja përmes një komunikate ka reaguar ndaj konferencës së sotme të zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov, i cili tha LSDM-ja do të ngrit padi penale kundër ministrave të OBRM-PDUKM-së të cilët janë zgjedhur deputetë dhe tha se për një kohë të shkurtë do të ketë Qeveri. Nga OBRM-PDUKM-ja thonë se Petre Shilogovit duhet t’i merret diploma për shkak se nuk e njeh Kushtetutën e vendit.

“Në pajtim e nenin 93, paragrafin 5 të Kushtetutës së Maqedonisë, qeveria ekzistuese të cilës i ka skaduar mandati për shkak të shpërbërjes së Kuvendit, mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Në pajtim me këtë kryeministri i Qeverisë dhe ministrat të cilët janë zgjedhur deputetë mbeten në detyrat e tyre si ministra deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/