Aurela Hoxha është një nga ato personazhe, që bën mirë ta kesh në rrjetet sociale, sidomos për djemtë do të ishte një relaks mendje dhe sysh. Nuk bëjmë gabim ta themi këtë gjë sepse po të shohësh profilin e Aurelës, në asnjë moment ajo nuk harron të ekspozojë format e saj trupore. Në fakt më shumë se ndonjë arritje apo bëmë në jetën e saj profesionale, Aurela Hoxha është e famshme për ndërhyrjet estetike, për lajmet në median rozë, në të cilat ka qejf të përfshihet.

Dhe ashtu sikurse ndodh rëndom, Aurela vetëm për komentet e saj në Instagram bëhet personazh, për veshjet sigurisht dhe për ndryshimet e ngjyrave të flokëve. Se fundi modelja ka marrë një koment në një postim në Intagram, ku dikush i thotë se ka video që nëse do ti publikonte do të bënte njerëz të vrisnin veten. Ky ëshët një koment që ka ‘përkëdhelur’ egon e Aurelës, e cila nuk mund ta linte pa e pëlqyer. Me siguri vetë Aurela është në dijeni të këtyre videove, që në fakt nuk do të ishte ndonjë çudi e madhe, çfarëdo të ndodhë në to. Mëgjithatë Aurela shprehet se ka video pa fund në profilet e saj, saqë çdo aludim mund të vërtetohet me qetësi nga ata dhe nga portalet. Sa keq e ka kjo Aurela me këto portalet, aq keq saqë vdes të jetë pjesë e tyre. Vetëm kështu mund të justifikojmë postimet e panumërta dhe përpunimet e shumta që u bënë fotove, për të qënë sa më prezente në faqet e mediave on-line. Suksese Aurela.