Përmes një kumtese dërguar mediave, OBRM-PDUKM-ja e akuzon LSDM-në se e ka shndërruar shtetin në vegël partiake, edhepse paralajmëroi departizim.

OBRM-PDUKM-ja i qaset rastit të Oliver Spasovskit, që tashmë është nënkryetar i LSDM-së, duke e krahasuar me rastin e Gordana Jankuloskës, e cila nga LSDM-ja konsiderohej si çështje problematike për shkak të funksionit të saj në parti.

Sipas tyre, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshiron që ta shpëtojë veten nga ndjekja penale dhe nga procesimi i veprave penale ndaj tij./Telegrafi/