irfan profilNga:Irfan Odai

Gjithë kohën gojën plotë me bashkimin e opozitës. Gjithë kohën me akuza se na ftojnë e ne nuk shkojmë. Gjithë kohën me kurthe e takime urgjente e pa ftesa. Organizuam protestë i ftuam nuk na erdhën. Organizuan ata dhe u fshehën pas këshillit opozitarë i cili mbrëmë u demaskua se ishtë maskë e partisë, na ftuan dhe ne shkuam. Shkuam duke respektuar datën, duke respektuar ata mijëra shqiptarë që ata dje tentuan ti përvetësojnë dhe mashtrojnë, shkuam për hirë të Kumanovës, Sopotit, Brodecit, Monstrës, Harun Aliut e shumë e shumë të burgosurve të tjerë. Shkuam për hirë të shqiptarëve. Ju besuam duke menduar se vërtetë kanë BESË dhe dijnë të presin mysafirë. Shkuam sepse na thirën si këshill dhe dhanë BESËN se do të jemi të gjithë të barabartë. E kur e bëmë hapin tonë drejt barazimit ata NA PRENË NË BESË. E sulmuan Ziadin Selën dhe gjithë neve që ishim aty. E injoruan Albin Kurtin duke e xhelozuar dhe nga komplekset se lideri i tyre do të binte nën hijen e Albin Kurtit. E nxorën tellallin e tyre duke e prezentuar si lider të asaj turme, por e morën përgjigjen, 500 duartrolitës dhe 5000 fishkëllima. Turp të keni o të PA BESË. Ju ranë maskat, u pa kush e do BASHKIMIN E OPOZITËS dhe kush është shërbetorë i BDI-së. Ju jeni të hipotekuar te BDI ashtu si BDI te VMRO-ja. Pres që Albin Kurti të japë vlerësimin e tij dhe të demaskojë mashtrimin që ju bë dje shqiptarëve. Albin si u ndjeve nga të PA BESËT?